Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari të angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”.
Bëhet e ditur se pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.





