Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare.
Në mesin e reagimeve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpreh respektin duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në avokimin e të drejtave të shqiptarëve në periudhat e vështira të okupimit.
Vdekja e Qosjes lë një boshllëk në fushën akademike, por vepra dhe trashëgimia e tij do të jenë pjesë e historisë sonë përjetë. ‘Kosova humbi një figurë të rëndësishme të jetës akademike.
I përjetshëm kujtimi për akademikun Rexhep Qosja,’ tha Haradinaj.





