Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Rexhep Qosjes i cili vdiq në moshën 89-vjeçare.
Kjo akademi thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe anëtarit të saj e morën gjatë një aktiviteti të përbashkët në Tiranë nme Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
ASHAK ka vlerësuar figurën e tij duke thënë se akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare.
Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë.
Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.
