Ilir Shaqiri nderon akademikun Rexhep Qosja: ‘Institucioni i mendimit shqiptar u shua’

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.

Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë ‘institucion’ dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët. ‘U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve!

Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë!


- Advertisement -

Lamtumirë, PROFESOR!’, shkroi Shaqiri.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendimtarët, studiuesit dhe akademikët më të rëndësishëm shqiptarë, me një kontribut të gjerë në fushën e letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit shoqëror.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *