Zgjerimi i Eksporteve dhe Mundësitë e Bashkëpunimit në Industrinë e Ushqimit në Kosovë

0
8
- Advertisement -

Mundësitë për zgjerimin e eksporteve të produkteve vendore, përfitimet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n dhe qasja në financim për agrobizneset ishin në qendër të edicionit të gjashtë të Food Sector Forum 2026, të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo).

Drejtori ekzekutiv i PePeKo-s, Hartim Gashi, theksoi se industria ushqimore ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës, ndërsa sfida kryesore mbetet rritja e prodhimit dhe sigurimi i tregjeve të reja e të qëndrueshme për produktet vendore. “Food Sector Forum është një platformë ku zëri i industrisë takohet me vendimmarrësit, ku sfidat e biznesit diskutohen ndërmjet partnerëve të ndryshëm dhe, njëkohësisht, krijohen bashkëpunime dhe zgjerohen investimet në industrinë e ushqimit.

Industria ushqimore është një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës.

Ajo lidh fermerët me industrinë përpunuese dhe tregun, krijon vende të reja të punës, gjeneron vlerë të shtuar dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit tonë,” tha ai.

Gashi vlerësoi se industria ushqimore ka shënuar një transformim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit, por potenciali i saj ende mbetet i pashfrytëzuar plotësisht. “Gjatë viteve të fundit kemi parë një transformim shumë të rëndësishëm të kësaj industrie.

Mendoj që potenciali ynë mbetet akoma i pashfrytëzuar.

- Advertisement -

Sfida jonë nuk është vetëm të prodhojmë më shumë, mirëpo të sigurojmë tregje të reja dhe tregje të qëndrueshme për produktet të cilat prodhohen nga kompanitë tona,” tha ai.

Gashi theksoi se përmes forumit synohet lidhja e prodhuesve kosovarë me blerës nga vendi dhe diaspora, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim me tregjet evropiane.

Sipas tij, për këtë nevojiten politika të qëndrueshme mbështetëse, qasje më e lehtë në financim dhe investime në teknologji. “Pikërisht për këtë arsye, ne po realizojmë edhe edicionin e 6-të të Food Sector Forum, duke synuar që ta lidhim ofertën e Kosovës me kërkesën apo me blerësit nga Kosova dhe diaspora, duke synuar që të krijojmë kontakte dhe lidhje të reja konkrete të bashkëpunimit dhe, njëkohësisht, t’i shfrytëzojmë edhe potencialet e tregut në vendet e Evropës e gjetiu.

Për të realizuar këtë ambicie, bizneset tona kanë nevojë për politika të qëndrueshme mbështetëse, qasje më të lehtë në financim, investime në teknologji dhe mbështetje konkrete për eksporte,” tha Gashi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here