Mourinho mbështet Endrickun: Ai është thelbësor për Real Madridin

0
14
- Advertisement -

Jose Mourinho ka reaguar ndaj thashethemeve rreth të ardhmes së Endrickut te Real Madridi, duke theksuar se sulmuesi brazilian është një pjesë e rëndësishme e planit të tij, pavarësisht se nuk ka pasur shumë minuta në fushë.

Endrick është përfolur për një mundësi largimi nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit, për shkak të mungesës së hapësirës së dëshiruar në skuadrën madrilene.

Në mesin e klubeve që janë të interesuar për shërbimet e tij përmenden dy gjigantët italianë, Roma dhe Milani, të cilët po e monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit brazilian.

Megjithatë, Mourinho ka dalë hapur në mbështetje të Endrickut, duke bërë të qartë se dëshiron ta ketë lojtarin në dispozicion dhe se ai është i rëndësishëm për planet e tij. “Unë e dua Endrickun, por Real Madridi është më i rëndësishëm se ai.

Ne kemi nevojë për Endrickun këtu dhe trajneri i Real Madridit ka nevojë për të”, deklaroi trajneri portugez. “Kjo është përgjigjja ime për ata që shkruajnë gjëra të tilla dhe për agjentët”. “Natyrisht, nëse klubi vendos ndryshe, unë do ta respektoj atë vendim.

Por, për mua, si trajner i Real Madridit, Endrick është i rëndësishëm.

- Advertisement -

Unë kam nevojë për të”, përfundoi Mourinho.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here