Në një ngjarje të paparashikuar në Deçan, dy persona janë goditur nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj”.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Pas trajtimit, ata janë liruar në shtëpi.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa hetuesit rajonalë të aksidenteve kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.
Klankosova.tv ka marrë vesh se të lënduarit janë babë e bijë.





