Nxënësi 15-vjeçar i Shtimes shpreh integritetin dhe përgjegjësinë qytetare duke dorëzuar paratë e gjetura në polici

Një gjest i rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare është shënuar më 22 prill 2026 në Shtime, ku një nxënës 15-vjeçar ka zgjedhur të veprojë me integritet, duke dorëzuar në polici një shumë parash që kishte gjetur rastësisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri me inicialet N.SH., teksa po kalonte në rrugën ‘Tahir Sinani’, ka gjetur një shumë prej 180 eurosh. ‘Pa hezitim, ai është drejtuar në stacionin policor në Shtime për t’i dorëzuar paratë e gjetura, duke treguar integritet dhe vetëdije të lartë qytetare.

Pas veprimeve të shpejta nga zyrtarët policorë, është bërë e mundur identifikimi i pronares së parave, qytetares F.H. nga Shtimja.


- Advertisement -

Në prani të policisë, shuma e plotë i është kthyer asaj,’ thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. ‘Pronarja ka shprehur mirënjohjen e saj për gjestin e nxënësit, ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka vlerësuar këtë veprim si shembullor.

Ky rast nxjerr në pah rëndësinë e edukatës familjare dhe besimit në institucione, duke dëshmuar se veprimet e ndershme vazhdojnë të jenë një vlerë e çmuar në shoqëri,’ thuhet tutje në njoftim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *