Në Aqarevë, u shënua 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjenerali Sylejman Selimi, komandanti Hysni Shabani dhe bashkëvendës të tjerë, bënë homazhe dhe u nderua vendi ku u vendosën bazat e para të Akademisë Ushtarake të UÇK-së më 22 prill 1998.
U bë rreshtimi i parë i formacioneve të UÇK-së nën komandën e Sylejman Selimit dhe eprorëve Bekim Berisha e Kadri Hamiti.
Në po këtë vend u formua Divizioni “Adem Jashari” dhe dolën kadetët e parë të Akademisë Ushtarake, të cilët ngritën flamurin Xheve Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci.





