Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Themelore të Shtetit në Rozhajë, Aldin Kalaq, ka bërë të ditur se nëna e Vehid Muriç (25), i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, ka njoftuar policinë pasi i biri i kishte pranuar krimin. ‘Ai i ka thënë nënës se i ka njollosur duart me gjak dhe ka dalë nga shtëpia.
Ajo pas një kohe e ka raportuar këtë në polici,’ ka deklaruar Kalac.
Ai theksoi se nuk janë të sakta pretendimet e disa mediave se i dyshuari ishte raportuar për dhunë në familje. ‘Nëna nuk ka raportuar për dhunë ndaj saj,’ ka shtuar Kalac.
Ndërkaq, në orët e vona u raportua për arrestimin e Vehid Muriç, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë.
Motivi lidhur me këtë ngjarje tragjike është ende i panjohur.
Sipas informacioneve fillestare nga vendi i ngjarjes, krimi dyshohet se është kryer me përdorimin e armës së ftohtë, pas mosmarrëveshjeve personale.
