Bajram Gashi, me vendbanim në Rijeka të Kroacisë, raportohet i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit.
Ai është parë për herë të fundit më 14 prill 2026 duke u larguar nga vendbanimi i tij.
Autoritetet lokale janë në alarm.
Ai është shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë, Kosovë, me trup të hollë, flokë gështenjë dhe sy blu.
Gjatë zhdukjes, ai kishte veshur xhaketën e gjelbër prej kanavace dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informacione rreth tij, të kontaktojnë stacionin policor më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.





