Reagimi i Jeton Ramadanit ndaj Fatos Gecit për deklaratën për Hashim Thaçin: ‘Ky është degradim’

Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që ‘Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm’.

Në reagimin e tij, Ramadani tha se ky është degradim.

Ai e quajti Gecin ‘analfabet’, duke thënë se këto nuk përfaqësojnë vlera, por janë vetëm përçarje. ‘Kjo nuk është lidership. Është degradim.


- Advertisement -

Me kërku ‘burgim të përjetshëm’ për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti.

Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror.

Nuk përfaqëson vlera.

Vetëm përçarje.

Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua.

Analfabet!

Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë’, ka shkruar Ramadani transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *