Endri Goxhaj, 30-vjeçari nga Gjirokastra, është personi i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Memaliaj.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti, i cili thuhet se ka qenë i momentit dhe ka çuar me shkrepjen e armës së zjarrit.
Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të krimit.





