Shefja e GP të LVV-së uron dënimin e Hashim Thaçit me burgim të përjetshëm në Kuvend

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, është deklaruar në foltoren e Kuvendit pas deklarimit që deputeti i kësaj partie, Fatos Geci, pati ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke uruar që të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nagaci tha se qëndrimi i LVV-së dhe i Grupit GP të kësaj partie është i qartë ndaj luftës çlirimtare.

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit, u distancua nga deklarimi i deputetit Geci.


- Advertisement -

Deputeti i LVV-së Geci ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm edhe ndaj ish-presidentit Thaçi. “Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli.

Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.

Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, deklaroi Geci.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *