Nuk është e qartë nëse ose kur Zëvendëspresidenti Vance do të largohet nga Uashingtoni për në Islamabad në këtë pikë, por ai do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për takime sot për të diskutuar se çfarë mund të ndodhë më pas, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Por gjërat mbeten mjaft fluide, theksoi zyrtari. “Takime të tjera mbi politikat po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, në të cilat do të marrë pjesë edhe Zëvendëspresidenti”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Trump treguan se Vance do të udhëhiqte delegacionin amerikan në Pakistan, por koha nuk u përcaktua kurrë.
Në një moment dje, Trump la të kuptohej se Vance ishte tashmë duke ardhur, gjë që nuk ndodhi.
Gjithashtu, nuk ka qartësi se kur skadon teknikisht armëpushimi dyjavor.
