Deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit tregojnë një ndryshim të dukshëm në diskurs krahasuar me qëndrimet e tij të mëparshme.
Kurti tani po e lidh më fort çështjen e presidentit me rezultatin zgjedhor dhe legjitimitetin që buron drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve.
Ai deklaroi, “Çka të bëj me rezultatin zgjedhor, që m’i kanë dhanë 51.1 për qind.
Ata s’i kanë votat as me ia mbledhë nënshkrimet një kandidati”.
Kurti gjithashtu sqaroi se demokracia nënkupton vullnetin e popullit, duke reaguar ndaj refuzimeve të partive të tjera për ofertat e tij.
Gjatë një konferencë për shtyp, ai shtoi se është gati të përballet me sfidën e zgjedhjes së presidentit.
