Reperi Drake ka bërë një njoftim të veçantë për fansat e tij, duke vendosur një strukturë akulli në Toronto për të zbuluar datën e albumit të ri ‘Iceman’.
Fansat do të marrin këtë lajm kur struktura të shkrihet, siç deklaroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Njoftimi i tij shkaktoi reagime të forta, me disa tifozë që u përpoqën ta thyenin akullin me mjete të ndryshme, ndërsa të tjerë vendosën ta shkrinin me flakë dhe zjarr.





