Një akt i tmerrshëm ka ndodhur në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, ku një vrasje e trefishtë ka tronditur opinionin.
Sipas raportimeve, policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja, i dyshuar për rastin e rëndë.
Besohet se krimi është kryer në një apartament me qira gjatë natës, ku i dyshuari, pasi vrau tre miq, ikën nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet besojnë se mosmarrëveshjet personale janë shkaktarët e kësaj tragjedieje, pasi viktimat dhe dyshuari janë nga Rozhaja.
Nga burimet policore, dihet se dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27), janë midis të vrarëve.
Kjo ngjarje e trishtë nuk lidhet me aktivitetet e bandave kriminale, por me konflikte personale të individëve të përfshirë.
Kjo vrasje e trefishtë ka shokuar komunitetin lokal dhe ka lënë një gjurmë të rëndë në shoqërinë malazeze.
