Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se vendimet për rritjen e energjisë elektrike janë marrë pa transparencë të plotë.
Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës, Musliu tha se dinjiteti i qytetarit të Kosovës ka rënë përtokë në Qeverinë Kurti. ‘U bë disa herë që po diskutojmë për këtë temë por pa rezultat.
Dinjiteti i qytetarëve me këtë qeveri ka rënë përtokë.
Sot në vendin tonë qytetari trajtohet vetëm teknikisht.
Nëse për dikë këtu që është i veshur me pushtet energjia është statistikë e luks, për qytetarin është mbijetesë, është drita në shtëpi, është buka që gatuhet, është biznesi që mezi mbahet gjallë.
Sot qytetari i Kosovës po përballet me padrejtësi të madhe, po paguan shumë më shumë pa e ditur pse’, u shpreh deputetja.
