Në një njoftim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bë e ditur se çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rënie gjatë së martës.
Nga një ditë më parë, çmimi i naftës ka zbritur për 4 centë.
Litri i naftës tani kushton 1.68 euro, ndërsa për një litër benzine do të paguani 1.41 euro. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, duke ruajtur vlerën prej 0.88 euro për litër.





