Euphoria sezoni i ri nxit polemika në rrjetet sociale

Sezoni i tretë i serialit të njohur “Euphoria” ka rikthyer vëmendjen e publikut pas katër vitesh pauzë, por jo pa polemika të shumta nga fansat dhe kritikët.

Shumë shikues kanë reaguar ashpër në rrjete sociale, duke kërkuar madje anulimin e serialit pas skenave të fundit që përfshijnë personazhin Cassie Howard, të luajtur nga Sydney Sweeney.

Seriali vazhdon historinë e personazheve pas një kërcimi kohor pesëvjeçar, duke i ndjekur ata në jetën e tyre si të rritur, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Megjithatë, episodet e reja janë kritikuar për përmbajtje që disa shikues e kanë cilësuar si shqetësuese dhe misogjine, duke akuzuar krijuesin Sam Levinson se po mbështetet më shumë te elementet tronditëse sesa te historia.

Reagimet u shtuan veçanërisht pas episodit të fundit, ku fansat u shprehën të tronditur nga zhvillimi i personazhit të Cassie-t.

Në rrjete sociale, shumë përdorues shkruan komente kritike, ku njëri prej tyre tha: “Dikush ta shpëtojë Sydney Sweeney-n”, ndërsa një tjetër shtoi: “Të lutem Zot, nuk mund ta shoh vazhdimisht Cassie-n të degradojë veten në mënyrat më të turpshme të imagjinueshme”.

Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga fansat.

Ish-prezantuesja e Fox News, Megyn Kelly, kritikoi hapur trailerin e sezonit, duke thënë: “E vërteta është – kjo po e seksualizon foshnjërinë.

Ja çfarë është kjo”, ndërsa e cilësoi krijuesin e serialit si “të sëmurë”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *