Ministrja e MINT, Mimoza Kusari-Lila: PDK-ja po pret ofertë me shkrim nga kryeministri Albin Kurti

Ministrja e MINT, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se deri tani ka pasur vetëm iniciativa dhe ftesa nga kryeministri Albin Kurti.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ajo tha se PDK po pret ofertë me shkrim nga ana e kryeministrit, derisa shtoi se edhe kjo parti mund t’i japë propozimet e veta.

Kusari-Lila deklaroi: “Deri më tani ka pasur vetëm iniciativa dhe ftesë nga kryeministri Kurti.


- Advertisement -

PDK me aq që kemi dëgjuar, është se pret një ofertë me shkrim.

Nëse ftesa duhet shkuar me shkrim ndoshta edhe mund të bëhet përkundrejt se duhet të diskutohet mbi parimin e zgjedhjes dhe emrat konkretë të cilët edhe PDK-ja mund t’i propozojë”.

Ministrja shtoi se është koha për një vendim të shpejtë dhe të mirëmenduar për të shmangur pasigurinë politike dhe institucionale. “Për shkak se tashmë jeni në javën finale që duhet të zgjidhet titullari i institucionit më të lartë para se të ndodhë ajo që nuk e duam dhe të shpërndahet kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *