Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, me Ardian Golën dhe Emilija Rexhepin, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Ata do të marrin pjesë në punimet e sesioneve dhe aktiviteteve të tjera të APKE-së.
Sot pritet të diskutohet raporti mbi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Delegacioni ka zhvilluar misione vëzhguese para dhe pas zgjedhjeve për të paraqitur vlerësimet për procesin zgjedhor në Kosovë.





