Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratua propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Shaban Neziri është propozuar si kryetar i bordit. ‘Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri,’ tha kryeministri.
Propozimi u miratua nga kabineti qeveritar.





