Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës.
Abdixhiku e ka cilësuar Çekajn si figurë të shquar të luftës dhe rezistencës së armatosur, duke përmendur rolin e tij si intelektual, politikan dhe ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sali Çekaj, veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, u detyrua të largohej nga vendi për shkak të presionit e të përndjekjes sistematike nga regjimi okupues.
Abdixhiku theksoi se figura dhe vepra e Sali Çekajt mbetet në piedestalin e historisë së Kosovës, ndërsa kujtoi se ai është nderuar me titullin “Hero i Kosovës” nga presidenti Rugova.
