Java e ardhshme vendimtare për zgjidhjen e presidentit të Kosovës, thotë kryetarja e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e presidentit të vendit.

Haxhiu ka ftuar partitë politike të marrin pjesë në takime për të arritur një konsensus në këtë çështje.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të respektuar vullnetin e qytetarëve.


- Advertisement -

Kryetarja ka bërë thirrje që subjektet politike të përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti për të gjetur një zgjidhje sa më parë. “Nuk ka mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh.

Prandaj, i ftoj edhe sot që javën që e kemi para nesh ta shfrytëzojnë me takime dhe uroj që ato të mbyllen me një konsensus sa i përket presidentit.

Por, ajo që duhet të veprojnë partitë, duhet t’i përgjigjen ftesave të Kurtit”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *