Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës.
Abdixhiku e ka cilësuar Çekajn si figurë të shquar të luftës dhe rezistencës së armatosur, duke theksuar rolin e tij si intelektual, politikan dhe ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë 27 vjetor, nderojmë figurën e madhe të historisë së Kosovës, figurën e luftës dhe rezistencës së armatosur, intelektualin, politikanin dhe ushtarakun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroin Sali Çekaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Sali Çekaj!





