Jennifer Lopez ka bërë një dalje tërheqëse në Los Angeles, duke shfaqur një stil sportiv dhe elegant vetëm pak ditë pas performancës së saj në Coachella 2026.
Ylli 56-vjeçar u paraqit me një veshje tërësisht të zezë, bluzë të shkurtër, geta të ngushta, atlete dhe aksesorë luksozë gjatë drekës në një restorant të njohur të Los Angeles.
Pamja e saj ishte e relaksuar dhe glamuroze, e plotësuar me bizhuteri ari dhe flokë të mbledhur bisht, theksoi fizikun e saj të tonifikuar.
Pas debutimit në Coachella, Lopez mahniti publikun dhe mori reagime të ngrohta për paraqitjen e saj të shkëlqyer.





