Tifozët e Netflix-it në ekstazë për dramën gjermane ‘The Empress’

Fansat e Netflix-it po shprehin entuziazëm për dramën historike gjermane “The Empress”, të cilën e përshkruajnë si një prodhim të krijuar në mënyrë madhështore dhe që mbush boshllëkun e serialit Bridgerton.

Seriali, i cili u publikua në vitin 2022 dhe ka dy sezone deri tani, ndjek historinë e perandoreshës Elizabeta të Austrisë dhe marrëdhënien e saj me perandorin Franz, mes intrigave dhe tensioneve në oborrin mbretëror të Vjenës.

Në rolet kryesore luajnë Devrim Lingnau dhe Philip Froissant, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Fansat e kanë vlerësuar shumë serialin për kostumet, skenografinë dhe atmosferën mbretërore, duke e krahasuar me prodhime të njohura si Bridgerton dhe The Crown.

Në rrjetet sociale, shumë shikues e kanë cilësuar si “të jashtëzakonshëm”, “të bukur” dhe “shumë të realizuar”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *