Incident tragjik në Kiev: Burrë hapi zjarr ndaj turmës, vrarë pesë persona

Në Kiev, një burrë hapi zjarr ndaj një turme, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Forcat e policisë dhe ekipet speciale e neutralizuan atë, shkruan Ansa, raporton KlanKosova.tv.

Sipas burimeve lokale, besohet se autori i të shtënave është një burrë rreth të gjashtëdhjetave, identiteti i të cilit nuk dihet.


- Advertisement -

Sipas banorëve, burri i panjohur hapi fillimisht zjarr ndaj njerëzve.

Më pas ai u barrikadua në një dyqan, duke marrë peng disa persona, përfshirë një roje sigurie.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *