Dua Lipa dhe Callum Turner ndajnë momente të paharrueshme nga safari në Afrikën e Jugut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me fansat momente nga një udhëtim romantik në safari në Afrikën e Jugut, së bashku me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Në një seri fotografish të publikuara në Instagram, 30-vjeçarja shfaqet duke përjetuar nga afër natyrën dhe kafshët e egra si elefantët dhe zebrat, ndërsa pozon edhe në xhip gjatë eksplorimit të parkut.

Në disa momente, ajo shihet edhe pranë Callum Turner, me të cilin ndan çaste afërsie dhe dashurie gjatë udhëtimit. “Sapo pata udhëtimin më të pabesueshëm të jetës sime në Afrikën e Jugut.


- Advertisement -

Të qenit kaq afër kafshëve kaq të bukura në habitatin e tyre natyror, midis Parkut Kruger dhe Sabi Sands, ishte diçka që mezi mund ta përshkruaj me fjalë.

Ishte vërtet e paharrueshme… një nga ato përvoja që të kujton përgjithmonë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.

Ky udhëtim vjen në një periudhë të lumtur për çiftin, të cilët janë të fejuar që nga viti i kaluar dhe po planifikojnë një martesë intime.

Sipas raportimeve, Dua Lipa dhe Callum Turner po shmangin një dasmë të madhe dhe kanë zgjedhur një ceremoni të vogël, me vetëm rrethin e tyre më të afërt.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *