Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, dhe për këtë Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh për nderim të heronjve që dhanë jetën për liri.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij programi, duke filluar me homazhet në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, Velani.
Në vijim, planifikohen nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, si dhe dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Programi vazhdon me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në Makovc, dhe pastaj në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në disa fshatra të Komunës së Prishtinës.
Në orën 13:00 është planifikuar tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec, ndërsa në orën 17:00 do të mbahet Akademi përkujtimore në Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë.





