Reagimi i Ministrit të Brendshëm në lidhje me arrestimin e dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rastit ku një person është arrestuar me dyshimin se ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë.

Sveçla në një postim në facebook, ka shkruar se tanimë koha e tolerancës ka përfunduar, ndërsa të gjithë ata që kanë qenë pjesë e sulmit terrorist do të kapen kudo që hasën. “Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht.

Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.


- Advertisement -

Koha e tolerancës ka përfunduar.

Ata do të kapën kudo që hasën.

Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.” ka shkruar Sveçla.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *