Protesta e opozitës në Shqipëri: Tensione dhe përplasje fizike para Kryeministrisë

Protesta e së premtes e organizuar nga opozita në Shqipëri përballë Kryeministrisë u shoqërua me tensione, përplasje të forta fizike, ndërhyrje të menjëhershme nga ana e policisë ndaj protestuesve, ndryshe nga protestat e mëparshme.

Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, gjë që u shoqërua me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e papritur prej tyre dhe eksponentëve të PD që u gjetën të papërgatitur çka solli edhe përplasje fizike.

Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spreji lotsjellës dhe u transportuan në spital si edhe disa protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës.


- Advertisement -

Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup.

Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *