Ramiz Kelmendi kritikon Qeverinë Kurti për dobësimin e ekonomisë në Kosovë

Afaristi Ramiz Kelmendi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke theksuar se mungesa e stabilitetit institucional vitin e fundit, po ndikon drejtpërdrejt në dobësimin e ekonomisë së vendit.

Në deklaratën e tij, Kelmendi shtoi se qeveria jo funksionale nuk mund të zhvillojë procese të rregullta tenderimi, duke prekur sektorët që varen nga investimet publike.

Ai gjithashtu tha se mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë dhe organizatave të biznesit po e dëmton më së shumti ekonominë e vendit.


- Advertisement -

Kelmendi gjithashtu kritikoi diskursin e përdorur nga Qeveria Kurti, ku bizneset etiketohen si ‘oligarkë’, duke theksuar se kjo përkeqëson edhe më tej raportet mes palëve.

Sipas tij, institucionet nuk po tregojnë gatishmëri për dialog me sektorin privat.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *