Sinan Dauti nga Prekazi i Epërm: Rikthimi pas 27 vjetësh pritjeje dhe kërkimesh

Familja e Sinan Dautit nga Prekazi i Epërm ka marrë konfirmimin për fatin e tij pas 27 vjetësh pritjeje dhe kërkimesh.

Ai ishte vetëm 9 vjeç kur më 9 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në kushte të luftës dhe nën breshëri armësh, gjyshja e tij e kishte dërguar fillimisht në spitalin e Mitrovicës, por prej atij momenti familja nuk kishte më asnjë informacion për të.


- Advertisement -

Familjarët kujtojnë se në atë kohë, edhe spitali i Skenderajt nuk kishte arritur t’i ofronte ndihmë të miturit, për shkak të gjendjes së rëndë.

Sipas rrëfimeve familjare, pas dërgimit në spitalin e Mitrovicës, mjekët më pas kishin njoftuar gjyshen se Sinani kishte ndërruar jetë, por trupi i tij nuk ishte dorëzuar.

Pas 27 vitesh kërkimesh të vazhdueshme, eshtrat e tij janë gjetur në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

Rivarrimi i Sinan Dautit është paraparë të bëhet të shtunën në fshatin e tij të lindjes, në Prekazin e Epërm.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *