Operacioni kundër krimit kibernetik: 12 persona të arrestuar në Turqi

Një operacion i gjerë kundër një rrjeti të krimit kibernetik është zhvilluar në Turqi nën koordinimin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MİT).

Aksioni është realizuar njëkohësisht në 9 zona, me qendër në Ankara, ku janë arrestuar 12 persona të dyshuar.

Sipas hetimeve, rrjeti kishte në shënjestër sistemet informatike të institucioneve shtetërore dhe të dhënat personale të qytetarëve.


- Advertisement -

Autoritetet zbuluan se grupi përdorte programe të dëmshme për të hyrë në mënyrë të paligjshme në llogari dhe sisteme, duke përfituar nga të dhënat e vjedhura.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan serverë, sisteme të ruajtjes së të dhënave dhe materiale të tjera digjitale, ndërsa janë në hetim edhe lidhjet e mundshme ndërkombëtare dhe përdorimi i kriptovalutave.

Një nga të dyshuarit kryesorë, që dyshohet se kishte ndërtuar dhe menaxhuar infrastrukturën teknike të rrjetit, u arrestua në Mardin.

Ai përdorte emra të koduar për të fshehur identitetin dhe dyshohet se ndante të dhënat edhe me organizata kriminale dhe terroriste.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *