Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, tha se LDK ishte nismëtare e adresimit të çështjes së pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë, por insistoi që Byroja duhet të funksionojë në përputhje me Kushtetutën.
Kica-Xhelili gjithashtu theksoi rëndësinë e filtrave ndërkombëtarë për të siguruar ligjshmëri në procesin e verifikimit të pasurisë. “Pyetja nuk është a jemi për apo kundër Byrosë, por a jemi për një Byro që respekton të drejtat e qytetarëve apo rrezikon të abuzojë për qëllime elektorale”, u shpreh ajo.





