Forcat e policisë në Kosovë kanë kapur dy persona të shpallur në kërkim nga gjykatat për vjedhje dhe kanosje gjatë natës së vonshme.
Njëri nga të arrestuarit, me inicialet B.S. (48 vjeç), u zbulua në fshatin Prelez, ndërsa tjetri, me inicialet E.H. (31 vjeç), u kap në pikën kufitare në Han të Elezit.
Të dy të arrestuarit janë dërguar për vuajtjen e dënimeve të tyre sipas ligjit.





