Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dorëzuar kërkesë zyrtare në Kuvendin e Kosovës për organizimin e ceremonisë përkujtimore në nder të mikut të shqiptarëve, Eliot Engel.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se përmes kësaj iniciative Kuvendi i Kosovës do të shprehte mirënjohjen institucionale për kontributin e Eliot Engel në shtetndërtimin e Kosovës.
Propozimi përfshin mbajtjen e një seance të veçantë përkujtimore, si dhe krijimin e një çmimi vjetor ‘Eliot Engel’ dhe një memoriali të përhershëm brenda hapësirave të Kuvendit.
Sot dorëzova zyrtarisht kërkesën në Kuvendin e Republikës së Kosovës për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel.
Përmes kësaj iniciative, si Kuvend do të shprehim mirënjohjen tonë institucionale për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Propozimi përfshin mbajtjen e një seance të veçantë përkujtimore, si dhe krijimin e një çmimi vjetor ‘Eliot Engel’ dhe një memoriali të përhershëm brenda hapësirave të Kuvendit.
Besoj fuqishëm se nderimi i miqve të Kosovës është detyrim institucional dhe kombëtar.
Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm për të ruajtur kujtesën historike dhe për të forcuar aleancën tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
