Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme.
Konjufca falënderoi Belgjikën për mbështetjen e palëkundur që i ka dhënë Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për vendin tonë.
Ai po ashtu vlerësoi rolin e Belgjikës në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, duke kontribuar në formimin profesional të diplomatëve tanë.
Konjufca gjithashtu shprehu vlerësimin për mbështetjen e Belgjikës në procesin integrues të Kosovës, duke shprehur shpresën për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën politike, si dhe në siguri dhe mbrojtje.
