Tre persona humbën jetën sot në një banesë në lagjen ‘Mirdita’ në Malishevë.
Kryetarja e Kuvendit njëherit u.d. e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjarët pas lajmit tragjik. ‘Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave’, ka deklaruar Haxhiu.
Tragjedia ka përfshirë një babai dhe dy fëmijë që dyshohet se ishin në gjumë kur shpërtheu zjarri.
Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.





