Kryeministri Albin Kurti priti Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi në darkë pune

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit për media, në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. “Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, u tha në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim u tha se Kurti dhe Sorensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *