Burrë gjetur pa shenja jete në Dragodan, Prishtinë: Policisë duke hetuar rastin

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Dragodan (Arbëri) të Prishtinës.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Klankosova.tv, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *