Zgjedhja e presidentit të Kosovës: Çitaku kërkon formalizimin e kërkesës së PDK-së

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se zgjedhja e presidentit të vendit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare. Çitaku theksoi se PDK-ja ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta formalizojë kërkesën e tij ndaj kësaj partie përmes një letre, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë.

Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera”, tha Çitaku para mediave pas mbledhjes së Kryesisë. “Deri tani, një letër e tillë nuk ka mbërritur në adresën e PDK-së”.

Ndër të tjera, deputetja njoftoi se mbledhja e grupit parlamentar të PDK-së do të mbahet nesër.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *