Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi dhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka u shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, duke u dënuar secili veç e veç me nga një vit e gjashtë muaj burgim.
Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj u shpallën fajtorë për veprën penale ‘kanosje’, dhe u dënuan secili veç e veç me nga gjashtë muaj burgim.
Shpallja e aktgjykimit u bë nga trupi gjykues në përbërje: Kushtrim Shyti, kryetar i kolegjit, si dhe anëtarët Violeta Namani dhe Avi Syla.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, raporton ‘Betimi për Drejtësi’, transmeton Klankosova.tv.
Në shpallje ishte i pranishëm Edi Zenelaj, si dhe mbrojtëset: avokatja Teutë Xhema, për Egzon Azemin, dhe avokatja Valentina Shabani, për Arlind Manxhukën…
