Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin IV të Diasporës në Tiranë, tha se Shqipëria është sot vendi ku askush s’është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë që prej kohës së pavarësisë në 1912-ën.
Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu vuri në dukje se Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt në një kohë rekord dhe ka ambicien të përmbyllë negociatat në 2027-ën.
Rama theksoi se sot Shqipëria ka dy gjëra që sipas tij s’i ka patur kurrë: “Sot kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin te Shqipëria”.





