Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësime serioze gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion lidhur me projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai theksoi problemet lidhur me mungesën e konsultimit publik, delegimin e procedurave nënligjore dhe parashikimin e retroaktivitetit.
Tahiri insistoi në nevojën e një institucioni funksional që shërben drejtësisë dhe jo interesave politike.





