Filmi ‘Dua’ do të ketë premierën e saj botërore në kuadër të seksionit prestigjioz ‘Semaine de la Critique’, në Festivalin e Filmit në Kanë, duke shënuar një moment historik për kinematografinë kosovare.
Filmi me metrazh të gjatë vjen me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, e cila tashmë ka fituar vlerësime ndërkombëtare me filmin ‘Zgjoi’, duke e bërë emrin e saj një nga më të njohurit në skenën filmike evropiane.
Përzgjedhja e ‘Dua’ në këtë seksion konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme, pasi është hera e parë që një film nga Kosova bëhet pjesë e ‘Semaine de la Critique’ – një platformë e njohur për promovimin e talenteve të rinj dhe filmave artistikë me potencial të madh.
Në këtë kategori konkurruese, ‘Dua’ do të garojë për katër çmime kryesore, duke përfaqësuar jo vetëm suksesin individual të autores, por edhe një hap të rëndësishëm për industrinë e filmit në Kosovë.
Për këtë u bë një reagim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili ndau një mesazh mbështetës për këtë arritje të rëndësishme.
