Filmi ‘Super Mario Galaxy Movie’ ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar rreth 579 milionë euro në nivel global brenda dy javësh shfaqjeje.
Në fundjavën e dytë, filmi ka mbledhur rreth 63 milionë euro në ShBA dhe Kanada, duke e çuar totalin vendas në rreth 283 milionë euro.
Ekspertët e industrisë e vlerësojnë këtë rezultat si shumë të fortë, duke theksuar se kalimi i kufirit prej 300 milionë dollarësh është një arritje e madhe.
Në vendin e dytë renditet ‘Project Hail Mary’, i cili ka fituar rreth 23 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është ‘The Drama’ me rreth tetë milionë euro.
Filmi romantik ‘You, Me & Tuscany’ ka debutuar në vendin e katërt me rreth 7.4 milionë euro, ndërsa ‘Hoppers’ i Disney dhe Pixar ka arritur 326 milionë euro globalisht.
Një surprizë pozitive është edhe filmi japonez ‘Exit 8’, i cili ka marrë vlerësime të larta nga kritikët pas një shfaqje të kufizuar.
